Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij dhe kërkojnë nga gjykata lirimin e tyre.

 

Sipas Euronews Albania ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO dhe pritet hedhja e shortit për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 

Rreth një muaj më parë, me urdhër të SPAK u sekuestruan pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij, pasi sipas autoriteteve,  dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.

 

Mes pasurive të sekuestruara janë automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në disa kompani.

 

Ky veprim i SPAK erdhi pas më shumë se gjashtë muaj të zhdukjes së Martinajt, ndërsa ende nuk dihet fati i tij.