1025 konsumatorë vetëprodhues janë të lidhur me rrjetin e OSHEE-së.

 

Në një postim në rrjetet sociale, OSHEE bëri të ditur se “59% e konsumatorëve të energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike ushtrojnë aktivitet në rajonet Tiranë dhe Durrës”.

 

Sipas OSHEE-së, ky është tregues pozitiv i qasjes për energji të pastër, më pak kosto dhe kursim në kushtet e luhatjes së tregjeve.

 

“Në 2022 ka pasur bum kërkesash, më shumë se gjysma e totalit në 3 vite nga miratimi i ligjit”, theksoi OSHEE.

 

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë po shihet me interes nga sipërmarrja private vendase dhe e huaj, që po rrit investimet në parqet fotovoltaike duke mundësuar jo vetëm prodhimin e energjisë, por edhe nxitje të zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit./ATSH