Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se Kosova është ajo që duhet fillimisht të bëjë hetimin për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për media, Stano tha se sulmi në Banjskë është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës, dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetim dhe ofrimin e një raporti të plotë.
Sipas tij, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, dhe BE-ja vazhdon të mos ketë rezultatet të hetimit për Banjskën.
Ai theksoi se si Kosovës, po ashtu edhe Serbisë menjëherë pas sulmit u është bërë e qartë pozita e BE-së, por që, siç tha Stano, të gjitha gjetjet duhet të përfshihen në raportin final, që sipas tij ata ende s’e kanë pranuar deri tani. /KosovaPress/