Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit, e cila është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës;

 

Kurti ka shkruar në X, se e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve. /KosovaPress/