ë Shqipëri është arrestuar një shtetas turk me qëllim ekstradimi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë thuhet se i arrestuari është dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
"Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Türkiye, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me qëllim ekstradimin në Türkiye, shtetasi turk Mehmet Akman, 50-vjeç, lindur në Türkiye dhe banues në Holandë", thuhet në njoftim.
Sipas policisë, Akman ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Istanbulit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu thuhet se vijojnë procedurat për ekstradimin e të arrestuarit në Türkiye./aa