Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, që u mbajt sot në Pragë, foli dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shqipëria shumë qartësisht është në anë të paqes, dialogut, përparimit të përbashkët. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Nuk duhet të ardhmen, ta shohim me sytë e së shkuarës. Ndaj ndërmora nismë të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje”, tha Rama.
Kryeministri tha se, nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës.
“Ishte pikënisja e diçkaje që unë e besoj shumë. Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë më të mirë seç ka qenë. Nga ana tjetër, më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE. Sigurisht, kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Ne jemi evropianë, ne kemi qenë evropianë. Ne do të ishim një vlerë e shtuar”, tha Rama./ata