Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për sulmet terroriste në rajonin e Dagestanit të Rusisë.

Gjatë takimit, presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye është kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe dënon sulmet e nxitura nga urrejtja, si dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin rus dhe për ata që humbën jetën, duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Presidenti Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë të përpiqet për t'i dhënë fund të gjitha konflikteve në rajon./aa