Tel Avivi po përpiqet të përfshijë një këngë me një mesazh politik lidhur me ngjarjet e 7 tetorit, e cila normalisht nuk lejohet, në Festivalin vjetor të Këngës në Eurovizion, raportuan mediat izraelite.
Izraeli synon të marrë pjesë në konkursin pesëditor që fillon më 7 maj në Suedi me një këngë të quajtur October Rain nga këngëtari izraelit Eden Golan, sipas raportimeve të mediave.
Kënga ka të bëjë me ushtarët izraelitë që u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor, shtojnë mediat.
Pavarësisht kritereve të njohura për vendet pjesëmarrëse, që këngët me mesazhe politike skualifikohen për të marrë pjesë në konkurs, mediat izraelite thonë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) do të marrë në konsideratë këngën e Izraelit dhe do të vendosë nëse ai i përmbush apo jo rregullat e konkursit.
Nëse EBU-ja refuzon aplikimin e Tel Avivit me October Rain, Izraelit do t’i jepet një mundësi tjetër për të hyrë në garë me këngë tjetër.
Megjithatë, transmetuesi shtetëror izraelit KAN raportoi se vendi nuk do ta ndryshojë këngën e tij edhe nëse EBU-ja e refuzon atë, dhe vetë Izraeli “nuk do të konkurrojë në garë”.
Presidenti izraelit Isaac Herzog ka thënë se “Është e rëndësishme që Izraeli të marrë pjesë në Eurovizion për të treguar se është i zgjuar, jo vetëm i drejtë”.
Ndërkohë, në disa vende, si në Irlandë, artistë dhe politikanë po mbrojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi nëse do të përpiqet të marrë pjesë me këngën e October Rain.
Më 10 janar, La Zarra, një këngëtare marokeno-kanadeze që përfaqësoi Francën në konkursin e vitit 2023, bëri thirrje për ndalimin e Izraelit nga konkursi i këngës, duke thënë: “Fatkeqësisht, ne po përballemi edhe një herë me masakra dhe gjenocid kundër popullit palestinez dhe sulme në Bregun Perëndimor dhe Libanin”.
Në Suedi, 1.000 njerëz, duke përfshirë artistë dhe zyrtarë të industrisë muzikore, nisën një peticion në internet më 10 janar, duke kërkuar që “Izraeli të ndalohej nga Eurovision Song Contest”.
Artistët kërkuan që Suedia të tërhiqej nga konkursi nëse pjesëmarrja e Izraelit nuk ndalohet.
Partia e majtë Podemos, e cila mbështet qeverinë e koalicionit të krahut të majtë të pakicës në Spanjë, kërkoi gjithashtu më 1 janar që Izraeli të përjashtohej nga “Eurovision Song Contest” për shkak të sulmeve të tij joselektive ndaj civilëve në Gaza./aa