Guvernatori i rajonit rus Primorsky Krai në Lindjen e Largët, Oleg Kozhemyako, ka bërë të ditur se Moska dhe Pheniani kanë rënë dakord të rifillojnë shërbimet e trenave të pasagjerëve midis qytetit rus Vladivostok dhe qytetit koreano-verior Rason.
Duke folur në një festival të mallrave nga Koreja e Veriut në qytetin Vladivostok, Kozhemyako tha se nisja e trafikut është planifikuar për në muajin korrik.
"Ne do të nisim shërbimin e drejtpërdrejtë të pasagjerëve në korrik. Do të nisin trenat midis qyteteve Vladivostok dhe Rason. Do të jetë shumë i përshtatshëm për pasagjerët dhe turistët që hipin në një tren në Vladivostok dhe të udhëtojnë drejtpërdrejtë në Korenë e Veriut duke shijuar bukurinë, natyrën dhe kulturën atje, si dhe duke mësuar për zakonet dhe traditat", tha Kozhemyako.
Ai theksoi se fëmijët nga Koreja e Veriut do të vijnë për të pushuar në Qendrën Gjith-Ruse të Fëmijëve në Vladivostok, ndërsa fëmijët nga Primorsky Krai do të kalojnë pushimet e tyre verore në Korenë e Veriut.
Më 6 qershor, autoritetet ruse thanë se treni i parë i pasagjerëve u nis nga Primorsky Krai për në Korenë e Veriut pas një pushimi për shkak të pandemisë së COVID-19./aa