Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala njoftoi se mbërriti dërgesa e parë në Ukrainë në kuadër të iniciativës që ata nisën për furnizimin me predha artilerie nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE).

Në deklaratën në llogarinë e tij në platformën e rrjeteve sociale X, Fiala tha se dorëzimi i parë u bë në kuadër të nismës për furnizimin me predha artilerie në Ukrainë nga jashtë BE-së, të cilën vendi i tij e nisi në fillim të këtij viti.

Fiala deklaroi se predhat e artilerisë arritën në Ukrainë ndërsa nuk ndau informacione të detajuara lidhur me municionet.

Qeveria e Pragës nisi një iniciativë në shkurt për blerjen e predhave të artilerisë nga vende të ndryshme jashtë BE-së për Ukrainën ndërsa 15 vende anëtare të BE-së dhe NATO-s dhanë 1.6 miliard euro mbështetje për këtë nismë./aa