Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka uruar sot Mark Rutten për zgjedhjen sekretar i ri i përgjithshëm i NATO-s.
Erdoğan pati një bisedë telefonike me Rutten, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes.
Erdoğan i ka uruar sukses Ruttes në postin e tij të ri, ndërsa Rutte ka falënderuar presidentin Erdoğan për mbështetjen.
Duke folur për gazetarët pas një takimi të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdoğan konfirmoi se gjatë një bisede telefonike ka uruar Rutten për postin e tij të ri.
Erdoğan tha se ata planifikojnë të takohen në Washington, ndërsa Rutte ka shprehur synimin e tij për të vizituar Türkiyen pa pritur takimin e tyre në SHBA.
Aleatët e NATO-s kanë zgjedhur kryeministrin holandez në largim Mark Rutte si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të aleancës ushtarake, sipas një deklarate zyrtare të lëshuar të sot.
Rutte do të marrë detyrën më 1 tetor dhe do të bëhet sekretari i përgjithshëm i 14-të i NATO-s kur të përfundojë mandati i Jens Stoltenbergut pas 10 vjetësh në krye të aleancës./aa