Mario Mitaj është pa dyshim një nga lojtarët që i ka surprizuar të gjithë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe spikati që në kualifikuese dhe u konfirmua dhe në Euro2020, duke luajtur tre ndeshje të plota. Ndonëse në një moshë të re, Mitaj ka treguar shumë personalit në fushë e lojës, duke u përballur si i barabartë me kundërshtarë të një niveli shumë të lartë.
Mitaj arriti që të vendosë dhe një rekord në këtë europan, duke u bërë lojtari më i ri i Shqipërisë në një Europian, në moshën 20 vjeç 10 muaj e 9 ditë. Por ky rekord u mbajt nga mbrojtësi nga Malësia e madhe për vetëm 9 ditë.
Medon Berisha ishte surpriza e madhe e listës së Sylvinhos në Euro2024. Mesfushori i Lecces, ndonëse nuk kishte luajtur asnjëherë më parë me skuadrën e parë, u bë pjesë e listës së brazilianit për në finalet e europianit. Kapiteni i skuadrës U21-të Shqipërisë bëri dhe debutimin e tij me skuadrën e parë në ndeshjen me Spanjën, duke u bërë dhe lojtari më i ri i Shqipërisë që luan në finalet e një turneu madhor për kuqezinjtë. Berisha zbriti në fushë në moshën 20 vjeë 8 muaj e 3 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një europian për Shqipërinë.
Të dy konsiderohen si ndër lojtarët me të ardhme te Shqipëria dhe aktivizimi i tyre që në këtë moshë në një event kaq madhor, është një shenjë e madhe besimi, që pritet të shpërblehet në të ardhmen./Tema