Dy lajme të mira kanë mbërritur për shqiptarët në mbrëmjen e djeshme, pas atij eliminimi që ne kemi marrë nga Spanja. Një shije e hidhur që kërkon shumë kohë për t’u hequr, por nga ana tjetër, nga mbrëmja e djeshme mund të jemi disi më të qetë.
Pikësëpari Serbia është eliminuar dhe nuk do të jetë më pjesë e EURO24. Kështu do të pritet çdo mundësi e tyre për të bërë thirrje kundër shqiptarëve në vazhdimësi të këtij turneu. Nga krahu tjetër, Anglia ka barazuar me Slloveninë në shifrat 0-0. Pas këtij rezultati, Sllovenia ka kaluar më tej në vendin e 3 me 3 pikë të grumbulluara.
Ishte pikërisht ky grupi ku Shqipëria kishte shpresë të mëdha për ta kaluar nëse do të merrte barazimin ndaj Spanjës, me dy pikë. Pra nëse Shqipëria do të kishte marrë një barazim kundër Spanjës, sot me rezultatin e Angli-Slloveni, të përfunduar 0-0, Shqipëria do të ishte skualifikuar zyrtarisht nga Europiani i Gjermanisë./Tema