Nuk ishte edhe aq rezultati, sesa loja. Kombëtarja e Anglisë u kritikua ashpër nga mediat ishullore pas barazimit me Slloveninë në Euro 2024. Kjo, edhe pse u kualifikua si vendi i parë në grup.
“Southgate pushkatohet nga Shearer”, titullon “Telegraf”, që i bën jehonë kritikave të ish-sulmuesit të madh ndaj trajnerit të “Tre Luanëve”.
“Anglia bën vetëm aq sa i duhet, – shkruan “Gardian”, – skuadra e Southgate del në krye të grupit, pas një barazimi dëshpërues”./Tema