Të rinjtë dhe të rejat e akademisë politike e Partisë Socialiste vizituan sot Kuvendin të shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e qeverisë, Spiropali ndau në rrjetet sociale foto nga takimi.

Në koment të kësaj vizite, Spiropali theksoi se institucioni më i lartë i vullnetit të sovranit, duhet të ngrihet në nivelin që kërkon koha.

Sipas saj, “ky Kuvend dhe kjo sallë, pavarësisht shfaqjeve të turpshme dhe çoroditëse që nuk kanë munguar ndër vite, mbetet salla e përfaqësimit të vullnetit të sovranit dhe institucioni më i lartë i Republikës sonë, të cilin duhet patjetër ta ngremë në nivelin që kërkon koha dhe angazhimi ynë për Shqipërinë 2030”, përfundoi ministrja Spiropali./ata