Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë të vendosura për shtatë mjekët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi për të dërguar pacientët për kurim në një klinikë private.

Seanca për masat e sigurisë u zhvillua të enjten, ndërsa të pranishëm në seancë ishin dhe vetë mjekët e përfshirë dhe që janë nën hetim nga organi i akuzës. Në hyrje të Gjykatës, mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere kanë mohuar akuzat. Ata thanë se kanë bërë vetëm detyrën. Ndërkohë, mjekja Pere kërkoi hetimin e klinikave private. Sipas saj, duhet të ketë një ndryshim rrënjësor të Onkologjikut.

Gjykata la në fuqi masat për ish-zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjani, dy mjekët, koordinatorin e QSUT dhe administratorin e klinikës ‘Megis’, si dhe administratorin e një farmacie.

Sipas hetimit te kryer nga Prokuroria, dyshohet se mjekët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, specialistët dhe administratorin e spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu për ngjarjen e djeshme në Spitalin Onkologjik u shpreh se ka nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar Prokuroria, të cilën do të më duhet ta inkurajoj që t’i shkojë deri në fund të gjithë procesit të hetimit dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura, të cilët cenojnë figurën e mjekut dhe të infermierit, procedura të cilat i ndëshkojnë penalisht”.

Masat sigurisë të vendsura nga Gjykatat:
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – për “Shpërdorim detyre”
-Alketa Pere Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”, për “Shpërdorim detyre”
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” për “Shpërdorim detyre”
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” për “Shpërdorim detyre”
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”, për  “Shpërdorim detyre”
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje”, për akuzën “Fshehje e te ardhurave”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”/ata