Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke theksuar se ky sulm përbën rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme
“Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e paprecedent të ndërmarrë nga Irani kundër Izraelit që përbën rrezik për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi Rama në rrjetin social “X”.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit dhe mbështesim përpjekjet e partnerëve tanë drejt depërshkallëzimit”, u shpreh Rama.
“Shqipëria kërkon vetëpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”, përfundoi Rama./ata