Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën 2024.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.

Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj më 3 qershor, atij  të  Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, më 18 qershor matematikën, ndërsa më 24 dhanë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.

Për mbarëvajtjen e provimeve të maturës ishin rreth 144 qendra provimi, që u administruan nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët u angazhuan për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore./ata