Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rritje me 4.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.
Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1.7 %, krahasuar me tremujorin paraardhës
INSTAT publikoi sot raportin “Tregtia me pakicë”, sipas të cilit volumi i shitjeve pa përfshirë karburantet është rritur me 6 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023.
Në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6.7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023./ata