Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu ka bërë të ditur se mega Aeroporti i Istanbulit javën e kaluar ishte ndër qendrat ajrore më të ngarkuara në Evropë.

Uraloğlu tha se Türkiye renditet e gjashta në Evropë për sa i përket trafikut ajror, me 3.894 fluturime totale në ditë.

Duke cituar të dhëna nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol), Uraloğlu tha se Aeroporti i Istanbulit regjistroi 1.520 fluturime ditore në 17-23 qershor, respektivisht 21 për qind më shumë nga periudha para pandemisë COVID-19 në vitin 2019.

"Aeroporti i Istanbulit u rendit i shtati midis 25 aeroporteve në mbarë botën me 768 nisje ditore në datat 17-23 qershor", theksoi ai. Uraloğlu tha se hapësira ajrore turke është ndër hapësirat ajrore më efikase në Evropë me një kohë mesatare të vonesës prej më pak se gjysmë minuti për fluturim.

Sa për aeroportet e tjera të njohura turke, Aeropoti i Antalya-s u rendit i teti në Evropë javën e kaluar, me 992 fluturime mesatare ditore apo 12 për qind më shumë nga e njëjta periudhë në vitin 2019./aa