Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se janë goditur me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) infrastruktura e aeroportit dhe objektet ku do të vendosen avionët luftarakë të vendeve perëndimore në Ukrainë.

"Mëngjesin e sotëm ndaj Ukrainës është kryer një sulm. Në sulm, krahas raketave me ndjeshmëri të lartë dhe rreze të gjatë që u lëshuan nga deti, në sulm u përdorën edhe raketa hipersonike aerobalistike Kinjal dhe dronë", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria ruse tha se në sulm u goditën të gjitha objektet e synuara. "Me sulmin u shënjestruan infrastruktura e aeroportit dhe objektet në Ukrainë ku do të vendosen avionët luftarakë të vendeve perëndimore. Sulmet ia arritën qëllimit", thuhet në deklaratë./aa