Rajoni Emilia-Romagna në Itali është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në provincat e Ravenës dhe Bolonjës.

 

Shkollat ​​u mbyllën në disa komuna si masë paraprake, si Faenza, Castel Bolognese, Selva dhe San Martino di Molinella, një zonë ku Quaderna u tejmbush.

 

Fjatë natës në Bagnacavallo u raportua përmbytja e Lamones në zonën e Boncellino.

 

Familjet janë evakuuar që mbrëmjen e djeshme dhe po vlerësohen situatat nga afër. Kryebashkiakët këshillojnë që në zonat më të rrezikuara të mos lëvizin me makina dhe të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave.

 

Për shkak të motit të keq, trafiku hekurudhor u pezullua në disa zona të Emilia-Romagna: midis Faenza dhe Forlì (linja Bolonja-Rimini), Russi dhe Lugo (linja Bolonja-Ravena), Russi dhe Granarolo (linja Faenza-Ravena) dhe midis Lavezzola dhe Mezzano (linja Ferrara-Ravena).

 

Pezullimi ishte i nevojshëm për shkak të shirave të dendur dhe të zgjatur.