Policia spanjolle ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi kanë vendosur markera shenjues në një bllok apartamentesh në Barcelonë për të hyrë për të vjedhur.

 

Sipas mediave spanjolle, mësohet se ngjarja ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur agjentët zbuluan dy autorët me origjinë shqiptare, duke kontrolluar një pallat në qendër të kryeqytetit katalanas, ku hynë pasi kishin manipuluar bravën e pronës.

 

Brenda pesë minutash, ata të dy u larguan nga ndërtesa me një sërë çelësash dhe një mbështjellës me markera. Pas këtij momenti policia e cila ishte duke i ndjekur, i arrestoi për veprën penale të vjedhjes në tentativë, pasi u kryen kontrolle në brendësi të pronës dhe dhe u gjetën shenja gishtash në dyert e shtëpive.

 

Agjentët e njohin prej vitesh këtë metodë, në të cilën hajdutët vendosin plastika të vogla. Në dyert që hapen gjatë asaj dite, shenja zhduket duke treguar se brenda ka njerëz.

 

Përkundrazi, ato që janë ende të paprekura tregojnë se shtëpia është bosh dhe pikërisht atëherë shfrytëzojnë rastin për të hyrë dhe për të vjedhur.

 

Ndërkohë për dy shtetasit shqiptarë ende të paidentifikuar, pritet të vendoset masa e sigurisë nga gjykata spanjolle.