Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projektligjin për çështjen që Departamenti i Shtetit të mos ndajë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza lidhur me numrin e viktimave në sulmet izraelite në Gaza.
Projektligji në lidhje me mosndarjen e numrit të palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në Gaza për shkak të sulmeve izraelite iu paraqit për votim anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Projektligji i cili synon të parandalojë shpërndarjen e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u miratua me 269 vota pro dhe 144 vota kundër.
Në mënyrë që projektligji të bëhet ligj, ai duhet të kalojë edhe votimin në Senat.
- "Mohim i gjenocidit"
Rashida Tlaib, e vetmja anëtare e Kongresit Amerikan me origjinë palestineze, e përshkroi mbështetjen e projektligjit si "të neveritshëm" në fjalimin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve.
"Ky është mohim i gjenocidit. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve duan të ndalojnë edhe përmendjen e numrit të vrasjeve të palestinezëve", tha Tlaib e cila lexoi në Dhomën e Përfaqësuesve numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në Gaza./aa