Të paktën 11 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj tendave të të zhvendosurve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite goditi tendat e palestinezëve të zhvendosur në rajonin Al-Mawasi në perëndim të qytetit Rafah.
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se 11 palestinezë humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin Al-Mawasi.
Sulmet vazhdojnë dhe se ushtria izraelite ka ngritur barrikada dheu përreth zonës.
Rajoni Al-Mawasi që shtrihet në qytetet Khan Younis dhe Rafah ishte ndër "zonat e sigurta" ku ushtria izraelite kërkonte të shkonin palestinezët të cilët i kishte detyruar më parë të migronin.
Palestinezët e zhvendosur përpiqen të jetojnë në kushte shumë të vështira në rajonin ku mungojnë infrastruktura, rrjetet e ujërave të zeza, linjat e energjisë elektrike, rrjetet e komunikimit dhe interneti. Njerëzit që lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në këtë rajon po përjetojnë mungesë të madhe të ujit, ushqimit, pastrimit dhe shërbimeve shëndetësore./aa