Për herë të parë në histori, më shumë se një duzinë alpiniste gra nga Pakistani dhe Italia janë nisur në një ekspeditë ngjitjeje në majën e dytë më të lartë në botë, K2, thanë sot zyrtarë dhe organizatorë.
Maja K2, 8 611 metra, në Pakistanin verior konsiderohet si udhëtimi më i vështirë dhe më sfidues për alpinistët.
Disa dhjetëra alpinistë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në mal.
”Këtë javë, një grup i përbërë nga katër alpiniste italiane dhe katër pakistaneze arritën në kampin bazë, me plane për të filluar ngjitjen e tyre gjatë fundjavës”, sipas Sirbaz Khan, një organizator pakistanez i ekspeditës.
”Për më tepër, një ekip i veçantë prej të paktën gjashtë alpinistesh pakistaneze do të fillonte ngjitjen e tyre të hënën”, tha Rahat Baig, zëdhënës i departamentit rajonal të turizmit.
”Për herë të parë, ekspeditat e të gjitha femrave të udhëhequra tërësisht nga gra po përpiqen të ngjiten në atë që njihet si një mal vrasës”, tha Karar Haidri, zëdhënës i Klubit Alpin të Pakistanit, i cili mbikëqyr turne të tilla aventureske.
”Të dy grupet synojnë të arrijnë majën brenda tre javësh deri në një muaj, në varësi të kushteve të motit”, shpjegoi alpinisti Khan./ata