Greqia është goditur nga tërmet me magnitudë 4.2 ballë mëngjesin e sotëm.

 

 

 

Sipas të dhënave të para, tërmeti është regjistruar 23 kilometra në jug jugperëndim të fshatit Arkesini, afër ishullit grek Santorini dhe Amorgos.

 

Mediat greke shkruajnë se thellësia ka qenë 17.1 kilometra. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo njerëzore.