Aktori Ben Affleck thuhet se ka zhvendosur të gjitha gjërat e tij nga shtëpia që zotëron së bashku me gruan Jennifer Lopez. Aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 54-vjeçare, të cilët u martuan në korrik 2022, po jetojnë të ndarë.

Lopez jeton në rezidencën e çiftit me vlerë 60.8 milionë dollarë në Beverly Hills, ndërsa Affleck po qëndron në një shtëpi me qira disa milje larg në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit.

Ylli i "Argo" hoqi të gjitha sendet e tij personale nga rezidenca duke u shpërngulur, përpara kthimit të JLO nga pushimet e saj solo në Itali.

 

"Martesa ka përfunduar plotësisht dhe Jennifer është zemërthyer. Ajo e do dashurinë dhe donte që kjo të funksiononte shumë." tha burimi.

Lopez dhe Affleck thuhet se janë përpjekur në heshtje të shesin rezidencën, ndërkohë që merren me furinë e mediave për marrëdhënien e tyre./SyriNet