Steve Harvey ishte i pastrehë për tre vjet përpara se të bëhej një prezantues i njohur i lojërave dhe emisioneve.
Shumë të famshëm dikur nuk kishin një vend ku “të fusnin kokën” përpara se të arrinin famë botërore dhe një jetë luksoze. Më poshtë po listojmë shtatë personalitete me famë botërore, të clilët e kanë pranuar publikisht se nuk kanë patur këtë pasuri që kanë sot.
Jim Carrey
Përpara se Jim Carrey të bëhej aktor, ai ishte thjesht një fëmijë i detyruar të rritej shpejt kur babai i tij humbi punën. Humbja e punës së babait të tij e detyroi familjen të mbetej e pastrehë.
Kur ai ishte 15 vjeç, Carrey dhe pjesa tjetër e familjes së tij punonin si roje sigurie për të ndihmuar në përballimin e jetesës.
Sylvester Stallone
Gjatë një interviste për shtyp në vitin 2015 me Kjersti Flaa përpara publikimit të "Creed", Stallone foli për vështirësitë që ai duroi në fillim të karrierës së tij.
"Në Nju Jork fitoja 39 dollarë në javë, në vitin 1972. Unë kisha një pallto. Ajo pallto ishte shtëpia ime" tha ai. "Unë flija në stacionin e autobusëve, stacionin e autobusit të Autoritetit Portual ose jashtë zyrës së postës në fund të dimrit".
Jennifer Lopez është një superstar botëror për punën e saj në skenë si këngëtare pop dhe në ekran gjithashtu. Mosmarrëveshjet mes Lopez dhe nënës së saj e lanë atë jashtë në rrugët e Bronx-it.
"Unë nuk doja të shkoja në kolegj. Doja të provoja të kërceja me kohë të plotë. Kështu, unë dhe ajo patëm një pushim. Fillova të flija në divanin e studios së kërcimit isha e pastrehë, por i thashë: Kjo është ajo që duhet të bëj". tha Lopez.
Deri më sot, Lopez ka krijuar shumë bujë në Hollyëood me këngët e saj, role filmike në filma plus martesat e saj të profilit të lartë duke përfshirë Marc Anthony dhe bashkëshortin aktual Ben Affleck.
Halle Berry kaloi kohë duke jetuar në një qendër për të pastrehët në fillim të karrierës së saj. Me të mbërritur në qytetin e Nju Jorkut, Berryt i mbaruan shpejt fondet.
"Unë telefonova nënën time dhe i kërkova të më dërgonte disa para, dhe ajo tha jo, dhe kjo më pas çoi në një vit duke mos folur me të sepse isha aq e mërzitur sa ska.” tha Berry
Shania Twain
[Dikur të pastrehë, sot milionerë/ Shtatë personalitete me]
Shania Twain
Shania Twain nuk e kishte të lehtë rrugën për t'u bërë artistja që është sot. Në kujtimet e saj të vitit 2011, "From This Moment On", Twain shkroi për kalimin e kohës në një qendër të të pastrehëve me nënën dhe vëllezërit e motrat e saj.
Kelly Clarkson
[Dikur të pastrehë, sot milionerë/ Shtatë personalitete me]
Kelly Clarkson
Pasi Kelly Clarkson fitoi “American Idol” në vitin 2002, e gjithë jeta e saj ndryshoi, por këngëtarja erdhi nga fillimet modeste. Kelly ka pranuar se për disa kohë ka fjetur në makinën e saj përpara se të bënte audicionin për shfaqjen e konkursit të këngës.
"Më pas fjeta në makinën time për disa ditë dhe më pas u përpoqa për një shfaqje të quajtur "American Idol", kështu që gjithçka funksionoi."/SyriNet