Autostrada Thumanë-Kashar do të hapet të sot në orën 19:00 për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të këtij aksi të rëndësishëm, i cili është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu.
Rama theksoi se ky është një aks rrugor që i shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
“Me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.
Fluksi i automjeteve në këtë aks parashikohet të jetë tejet i lartë, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ndërsa vënia e tij në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese, si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.
Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese./ata