Sportistët indianë po protestojnë sërish në Delhi, duke kërkuar arrestimin e shefit të federatës qeverisëse të sportit për abuzim seksual.
Ata kishin anuluar protestat në janar pasi qeveria premtoi të hetonte për dyshimet e ngritura mbi abuzimin seksual.
Atletët kishin akuzuar shefin e Federatës së Mundjes së Indisë Brij Bhushan Singh dhe zyrtarë të tjerë për ngacmime seksuale kundrejt femrave të stafit për vite me rradhë.
Ndërkohë Z. Singh i ka mohuar akuzat.
Protestat e janarit ishin bërë tituj ndërkombëtarë. Në atë kohë, WFI kishte mohuar të gjitha akuzat e bëra nga mundësit, përfshirë atë të sjelljes së keqe seksuale.
Ndërsa protestat vazhduan, qeveria i kërkoi Singh të largohej për disa javë dhe formoi një panel për të mbikëqyrur aktivitetet e federatës. Nuk ka asnjë qartësi për statusin e pozicionit të tij.
Shoqata Olimpike Indiane ngriti gjithashtu një komitet për të hetuar akuzat kundër Singh, i cili është një ligjvënës dhe politikan nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata.
BBC i ka dërguar email zotit Singh për koment mbi akuzat.
Sportistët rifilluan protestat e tyre të dielën, duke kërkuar arrestimin e Singh. Ata shtuan se shtatë atlete gra kishin paraqitur ankesa të veëanta në polici kundër Singh, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual.
Ata po ashtu kërkojnë që qeveria të bëjë publik raportin e dorëzuar nga paneli që ka hetuar akuzat.
Njëra nga zyrtaret kishte pretenduar në janar se të paktën 10 femra i kishin rrëfyer asaj se ishin shfrytëzuar seksualisht nga zoti Singh. Ajo kishte thënë gjithashtu se ata nuk do të konkurronin në turne ndërkombëtarë nëse zoti Singh nuk hiqej nga posti.