Ministria e Punëve të Brendshme të Irakut njoftoi se autorët e zjarreve të fundit në Kirkuk, Erbil dhe Duhok ishin anëtarët e organizatës terroriste PKK.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Miqdad Miri al-Musavi foli në një konferencë të përbashkët për media në Bagdad me Hemin Mirani, drejtor i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrisë së Brendshme të Administratës Rajonale kurde të Irakut, në lidhje me zjarrvënien e vendeve të punës në Duhok, Erbil dhe Kirkuk.

Al-Musavi tha se 3 personat e arrestuar pas një hetimi gjithëpërfshirës për zjarret ishin anëtarë të PKK-së.

Duke treguar se me udhëzim të kryeministrit irakian Mohammad Shia al-Sudani pas zjarreve në Erbil dhe Duhok është formuar Komision hetimor, Al-Musavi tha se në operacionin e kryer në koordinim me Ministrinë e Brendshme të Administratës Rajonale kurde, janë arrestuar dy persona në Kirkuk si dhe një në Diyala.

Ai theksoi se se personat e kapur në deklatat e tyre kanë treguar se kanë planifikuar zjarrëvënie edhe në rajone të tjera. "Pas këtyre aksioneve, ata po planifikonin të sabotonin edhe tubacionin e naftës Kirkuk-Ceyhan në territorin irakian. Ata gjithashtu synonin të ndeznin zjarre në rajonet Shorca dhe Sadr, qendrat tregtare të Bagdadit", tha Musavi.

Mirani bëri të ditur se autorët e zjarreve në Kirkuk, Erbil dhe Duhok ishin pjesëtarë të Shërbimit Antiterrorist të Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK) dhe njësisë ushtarake Peshmerga.

"Si rezultat i hetimeve të kryera nga të dyja palët (Bagdadi dhe Erbili), u zbulua se PKK qëndronte pas zjarreve (të pazarit)", tha Mirani ndërsa duke informuar rreth identitetit të personave tha: "Njëri nga këta fajtorë, i quajtur 'Fahrettin Ahmed', ishte duke mbikëqyrur incidentin dhe punon në njësinë ushtarake 70 (Peshmerga). Autori tjetër, Muhammed Necat Hüseyin, është oficer i Shërbimit Antiterrorist. Ata morën trajnime nga PKK në Sulaymaniyah"./aa