Për herë të parë pas 6 vitesh Koreja e Jugut kreu stërvitje me municion të vërtetë në zonën e qitjes në rajonin pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut thuhet se stërvitja është kryer në vijën e frontit në rajonet Gyeonggi dhe Gangwon në afërsi të zonës së çmilitarizuar që lidh dy Koretë.

Gjatë stërvitjes me municion të vërtetë që u zhvillua për herë të parë pas 6 vitesh, u shkrepën 140 plumba.

Kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në tokë pasi qeveria pezulloi Marrëveshjen Ndërmjet Koreve të nënshkruar në vitin 2018. Pas kësaj ushtria do të zhvillojë rregullisht stërvitje në zonën kufitare, theksohet në deklaratë.

Më 26 qershor marinsat e Forcave Detare të Koresë së Jugut zhvilluan stërvitje me municion të vërtetë në ishujt pranë kufirit të Koresë së Veriut për herë të parë pas 7 vitesh./aa