Sipas të dhënave paraprake, 10 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria izraelite kreu në një treg në juglindje të qytetit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një treg të populluar me njerëz dhe i cili ndodhet në afërsi të xhamisë Shamaa në lagjen Al-Zaitoun.

Burimet e spitalit Al-Ahli në Gaza thanë se në sulmin në fjalë humbën jetën 10 persona dhe se shumë të tjerë u plagosën./aa