Ministria e Mbrojtjes së Gjeorgjisë njoftoi se një avion luftarak Su-25 është rrëzuar gjatë një stërvitjeje të planifikuar ushtarake, duke shtuar se piloti humbi jetën në aksident.
"Gjatë një stërvitjeje të planifikuar ushtarake, e cila përfshinte një komponent të aviacionit, një nga avionët që i përkiste Forcave të Mbrojtjes u rrëzua", thuhet në një deklaratë.
Ministria u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të pilotit të ndjerë, Kakhaber Zurabashvili, dhe u zotua për një hetim të plotë të incidentit./aa