Të paktën 87 persona kanë humbur jetën për shkak të rrëmujës gjatë një meshe në rajonin Uttar Pradesh të Indisë.

Sipas lajmit të kanalit NDTV, rrëmuja ndodhi gjatë aktivitetit të lutjes masive të quajtur "satsang" e cila u mbajt në qytezën Sikandara Rau në zonën Hathras të Uttar Pradeshit.

Një nga zyrtarët e zonës Hathras, Ashish Kumar tha se sipas informacioneve të marra nga institucionet shëndetësore në rrëmujë humbën jetën 87 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në rrëmujë./aa