Shkencëtarët që ndjekin përhapjen e gripit të shpendëve janë gjithnjë e më të shqetësuar se mungesa e vëmendjes nga autoritetet mund t’i gjejë papritur sërish prapa një pandemie të re. Alarmi jepet në një shkrim të agjencisë Reuters që ka biseduar me një duzinë ekspertësh të rëndësishëm të sëmundjeve.
Shumë prej tyre kanë monitoruar nëntipin e ri të gripit të shpendëve H5N1 tek zogjtë shtegtarë që nga viti 2020. Por përhapja e virusit në 129 tufa në 12 shtete të SHBA-së ka dhënë një sinjal të ri se viusi mund të jetë i transmetueshëm nga shpendët tek njerëzit. Kjo pasi, përveç shpendëve, i njëjti virus është gjetur edhe në gjitarët e tjerë, nga alpaka (një lloj deveje e vogël) deri te macet e shtëpisë.
“Duket pothuajse si një pandemi që po shpaloset me lëvizje të ngadaltë” – thotë Scott Hensley, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë. “Për momentin, kërcënimi është shumë i ulët… por kjo mund të ndryshojë në një sekondë.”/Tema