54 657 fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të kujdesit dentar në shkolla me trajtime parandaluese dhe mjekuese.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, “me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla, kemi mundësuar evidentimin e  problematikave dentare te nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve”.

Koçiu theksoi angazhimin për të siguruar që “fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”./ata