The Athletic ka bërë një përmbledhje të Kombëtareve më të ndëshkuara në Euro 2024.

Më shumë se FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) rezulton vetëm ajo kroate (HNS), që kryeson sa u përket gjobave të marra.

Me mbi 220 mijë euro janë gjobitur kroatët si pasojë e sjelljeve të palejuara të tifozëve në stadiumet e Gjermanisë, por jo vetëm.

Më pas vijnë kuqezinjtë me 171 mijë euro.

Pesëshja e parë plotësohet nga Federatat e Serbisë, Turqisë dhe Zvicrës.

Më “fair-play” janë shfaqur francezët, sllovakët dhe spanjollët, me zero gjoba deri tani në Gjermani 2024./Tema