Brazili do të ketë një “Ditë të mbretit Pelé” në të ardhmen, që do të festohet më 19 nëntor çdo vit, sipas një ligji të miratuar nga presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, thuhet në një deklaratë të qeverisë braziliane.

Më 19 nëntor 1969, Pelé shënoi golin e 1000-të të karrierës së tij, ndërsa ekipi i tij ”Santos” mundi ”Vasco de Gama” 2-1 në stadiumin ”Maracana”.

Qëllimi është të “forcojë lidhjet kulturore dhe sportive si brenda Brazilit ashtu edhe ndërkombëtarisht.

“Për më tepër, ajo frymëzon shoqërinë që të vlerësojë sportin dhe figurat e tij emblematike, duke përforcuar trashëgimitë e panumërta dhe ndikimet e tyre në skenën sportive globale”, thuhet në deklaratë.

Pelé vdiq më 29 dhjetor 2022 në moshën 82-vjeçare.

Ai la gjurmë në futboll si asnjë lojtar tjetër dhe konsiderohej një legjendë gjatë jetës së tij.

Organizata qeverisëse botërore e futbollit FIFA e quajti brazilianin – si dhe argjentinasin Diego Maradona – “Lojtari i shekullit XX”.

Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës Pelé shënoi 95 gola për Brazilin, por kjo përfshin golat në miqësoret kundër ekipeve të klubeve.

FIFA numëron gola vetëm kundër ekipeve kombëtare, duke e vënë atë në 77 në 92 ndeshje./ata