Shqipëria është ngjitur në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë janë ngjitur me tre pozicione, teksa tashmë ndodhen në vendin e 65-të në Botë. Ky rezultat duket se ka ardhur edhe nga fitoret në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

 

Pikët e plota të grumbulluara në kualifikueset e Europianit i kanë shërbyer Shqipërisë që të lë pas krahëve kombëtare si Islanda dhe Maqedonia e Veriut. Para kombëtares së drejtuar nga Sylvinho gjenden përfaqësuese si Bosnje-Hercegovina, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Irlanda e Veriut.

 

Rënie ka pësuar kombëtarja e Kosovës, që pas humbjes me Bjellorusinë ka zbritur në vendin e 108. Tre vendet e para nuk ndryshojnë, me renditjen që kryesohet nga Argjentina kampione Bote.