Në Vlorë u mbajt “Kampionati Kombëtar i Dyluftimit në Taekwondo, për Kadetë dhe Fëmijë” për vitin 2024.

Në kategorinë për Fëmijë ekipi më i mirë u shpall “Combat Tirana”, ndërsa për Kadetë, kampion u shpall Akademia Studenti.

Në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha si dhe zv/kryetari i Bashkisë së Vlorës, Klevis Kaso, të cilët shpërndanë edhe trofetë për fituesit./ata