Rreth 70 të rinj në Berat, të moshës nga 14-18 vjeç, morën pjesë në aktivitetin dedikuar sportit të Kung Fu-së, me qëllim mësimin e teknikave vetëmbrojtëse dhe vetive fisnike të këtij sport. Ky organizim erdhi falë bashkisë së qytetit me ambasadën gjermane në vendin tonë.
“Të merresh me Kung Fu nuk do të thotë të jesh më i forti, të mposhtët kundërshtarin tënd, por të kesh respekt për kundërshtarin dhe mbi të gjitha për veten tënde. Të rrit vetëbesimin jo vetëm në sport, por në punë edhe në të gjithë sfidat që të ofron jetë. Është një aktivitet shumë i rëndësishëm për të rinjtë të cilët mësimet këtu mund ti përdorin kurdoherë gjatë jetës”, tha ambasadori gjerman.
“Sot është një ditë e bukur ne jemi në një aktivitet shumë të bukur të mundësuar nga mbështetja ambasadës gjermane. Sot rinia ballafaqohet me sfida të shumta të cilat janë shumë më të ndryshme nga të cilat brezat më parë kanë kaluar. Çdo metodë e cila e bën këtë tranzicion të këtij brezi më efektiv patjetër që është shumë pozitiv.
Nxënësit si dhe të rinjtë e qytetit beratit kanë mundësi të fillojnë të trajtojnë teknika praktika të reja të cilët i bëjmë më të fort mendërisht me vetëbesim më të madh për veten e tyre për të qenë më të suksesshëm dhe pse jo qytetarë më të mirë që të kontribuojnë në komunitetin e tyre në këtë qytet të magjishëm që është Berati”, tha kryebashkiaku Ervin Demo.
Për të mësuar të rinjtë, me frymën e arteve marciale, i pranishëm ishte vetë mjeshtri i akademisë shqiptare “Shaolin Kung Fu” Albert Kola, i cili tregoi virtytet e të marrit me këtë sport.
“Baza e këtij projekti është tek fuqizimi të rinjve. Elementi kryesor është Ti Vlen, Ti Mundesh. Është një event sportiv, por jo vetëm fizik por edhe mendor edhe shpirtërore. Baza e këtij trajnimi është fuqizimi i të rinjve, vetëbesimi i të rinjve, vetëvlerësimi i të rinjve janë teknikat vetëmbrojtëse se si mund të përballet me një sfidë, qoftë edhe agresive për tu mbrojtur në rastet më ekstreme. Uroj mos të kemi por që mund të ndodhin sidomos në diskriminimin e personave të ndryshëm, më shkollë, punë apo familjet tona sepse është shumë e shtrirë dhe e gjerë dhe në të njëjtën kohë në fuqizimin e gjinisë femërore me të drejta të barabarta. Sepse një femër vlen, një femër mundet ja ka dalë edhe më parë edhe sot akoma më shumë me disa motivime me disa teknika”, tha ai.
Ky ishte eventi hapës nga pesë evente te tilla, të financuara nga qeveria gjermane që do të vazhdojnë edhe në qytetet: Pogradec, Korcë, Tropojë dhe Shkodër./Shqiptarja