Tifozët shqiptarë kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të së premtes fitoren 3-0 të Shqipërisë përball Çekisë në “Air Albania”.

 

Për performancën e shkëlqyer në fushë, kryeministri Edi Rama ka falenderuar futbollistët, por edhe tifozët kuqezinj.

 

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama falënderoi futbollistët e kombëtares dhe tifozët kuqezinj.

 

“Mirëmëngjes me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë.