Ndeshjet e raundit të çerekfinales në Kampionatin Evropian "EURO 2024" do të fillojnë nesër, ndërsa mes tyre spikat ndeshja midis Gjermanisë dhe Spanjës, e cila konsiderohet si "finale e parakohshme".

Ndeshja e favoritëve të kampionatit do të nisë në orën 18:00 në "Stuttgart Arena".

Arbitri i ndeshjes do të jetë Anthony Taylor nga Federata Angleze e Futbollit. Ndihmës të tij do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Arbitri i katërt do të jetë Ivan Kruzliak nga Sllovakia.

Ndeshja e dytë e ditës do të jetë ajo midis Portugalisë dhe Francës që do të fillojë në orën 21:00.

Dy ndeshjet tjera të çerekfinales do të luhen të shtunën, midis Anglisë dhe Zvicrës si dhe Türkiyes dhe Holandës, respektivisht në orën 18:00 dhe 21:00.

- Spanja i fitoi të gjitha ndeshjet ndërsa Gjermania ka një barazim

Spanja deri në çerekfinale arriti duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Spanja, e cila kryesoi Grupin B, ku ishin Shqipëria, Italia dhe Kroacia, duke bërë 3 në 3 pa pësuar gol, doli çerekfinaliste duke eliminuar Gjeorgjinë në 1/16 e finales.

Gjermania nga ana tjetër doli nga grupi ku ishin Zvicra, Hungaria dhe Skocia me dy fitore dhe një barazim ndërsa e eliminoi Danimarkën në 1/16 e finales.

- Në konkurrencën mes dy kombëtareve mbizotëron ekuilibër

Në konkurrencën mes dy kombëtareve të fuqishme mbizotëron ekuilibër.

Dy skuadrat janë përballur 26 herë deri më tani. Në këto përballje Spanja fitoi 8 herë ndërsa Gjermania 9 herë. Nëntë ndeshje përfunduan baras.

Spanja shënoi 32 gola ndërsa Gjermania 31.

 

- Në 20 vitet e fundit Spanja kryeson

Spanja ka pasur avantazh të qartë në ndeshjet e saj kundër Gjermanisë në 20 vitet e fundit.

Gjatë periudhës në fjalë, dy skuadrat janë përballur 8 herë, 5 prej të cilave ishin ndeshje zyrtare dhe 3 prej tyre miqësore.

Spanja mbeti e pamposhtur në ndeshjet zyrtare, me 3 fitore dhe 2 barazime. Spanja e fitoi kundërshtarin e saj me rezultat 6-0 në organizimin e UEFA Ligën e Kombeve në vitin 2020 dhe mori një rezultat të bujshëm.

Në 3 ndeshjet miqësore të zhvilluara mes tyre, Spanja dhe Gjermania fituan nga një ndërsa një ndeshje përfundoi baras.

 

- Spanja 4, Gjermania 3 futbollistë në kufi të ndëshkimit

Para ndeshjes Spanja ka 4 ndërsa Gjermania 3 futbollistë në kufirin e ndëshkimit.

Dani Carvajal, Robin le Normand, Alvaro Morata dhe Dani Vivian në kombëtaren spanjolle dhe Robert Andrich, Maximilian Mittelstadt dhe Antonio Rüdiger në kombëtaren gjermane nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e gjysmëfinales nëse arrijnë të kualifikohen, në rast se marrin karton të verdhë në ndeshjen e nesërme.

 

- 11-shet e mundshme

11-shet e mundshme para ndeshjes së nesërme janë si në vijim:

Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Morata, Williams.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Raum, Andrich, Kroos, Musiala, İlkay Gündoğan, Wirtz, Havertz./aa