Klubi i Premier Ligës Angleze, Manchester United, ka zgjatur kontratën me trajnerin aktual të klubit, 54-vjeçarin holandez Erik ten Hag.

"Erik ten Hag zgjat kontratën e tij si trajner i Manchester United deri në qershor 2026", u tha në njoftimin e klubit.

"Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje për të vazhduar të punoj me klubin. Gjithashtu duhet ta kemi të qartë se duhet të punojmë shumë që skuadra të arrijë nivelet e pritura. Kjo do të thotë një luftë e ashpër për titujt në Angli dhe Evropë", ka thënë trajneri holandez, sipas deklaratës./aa