Ozer Tetik, i cili jeton në Adana të Türkiyes është krahasuar me personazhin e "Wolverine" të luajtur nga aktori i njohur Hugh Jackman, ka fituar famë falë ngjashmërisë së tij të jashtëzakonshme, duke tërhequr vëmendjen si në punë ashtu edhe në rrugë.

Tetik, 39 vjeçar, punon si trajner palestre dhe pasi kuptoi ngjajshmërinë, studioi personazhin në internet dhe pa se forma e fytyrës dhe fiziku i tij ishin të ngjashme me personazhin e famshëm të filmit.

Me ndryshimet e vogla që i bëri imazhit, ai u bë i njohur si “Wolverine Local”, sidomos në rrjetet sociale.

Ai theksoi se nuk ka bërë shumë përpjekje për pamjen e tij, por vetëm flokët e bëjnë atë për të përfaqësuar personazhin që ai natyrshëm duket.

Tetik deklaroi se qëllimi i tij ishte vetëm të kalonte kohë të mirë dhe theksoi se tre fëmijët e tij janë të lumtur që babai i tyre po krahasohet me një superhero./TRT