Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella.

Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale pamje nga fushat e Myzeqesë, të mbjella me grurë, teksa ka nisur korrja e grurit, ndërkohë që çdo vit e më shumë shtohen sipërfaqet e mbjella me drithëra e kultura të tjera bujqësore.

“Fushat e Myzeqesë, ku fermerët çdo vit e më shumë po shtojnë tokat e mbjella me drithë e kultura të tjera bujqësore”, shkroi Rama.

Bujqësia është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella në gjithë territorin e vendit, kjo falë edhe aplikimit të skemave mbështetëse për fermerët./ata