Qyteti bregdetar i Sarandës edhe në fillim të muajit korrik vijon të të jetë ndër destinacionet më të vizituara nga kroçerat.
Porti i Sarandës bën të ditur se në tre ditët e para në port është rikthyer kroçera “Oosterdam” e kompanisë American Holland Cruises dhe “Emerald Azzurra”.
Në bordin e kroçerës që vizitoi dje Sarandën ndodheshin 2076 turistë me kombësi të ndryshme si ajo angleze, amerikane, australiane, kanadeze, holandeze dhe shumë shtete të tjera.
Ata vizituan Sarandën, Gjirokastrën, site arkeologjike dhe atraksione turistike në jug të vendit.
Ndërsa në bordin e “Emerald Azzurra” ndodheshin 91 turistë, kryesisht të shtetësive australiane, angleze dhe amerikane.
Turistët të ndarë në grupe vizituan destinacionet turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës.
Porti Detar bën të ditur se së bashku me Komisariatin e Policisë Kufitare, Kapitenerinë dhe Doganën e Sarandës kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik./ata