5 korriku rezervon një përballje të madhe në Europian. Portugalia dhe Franca “përplasen” në Hamburg, me synimin e vetëm, kalimin në gjysmëfinale. Të dyja skuadrat vijojnë intensivisht përgatitjet, ndërsa tifozët mezi po presin orën e fillimit të “betejës”. Ekipi luzitan është i plotë, asnjë problem për të besuarit e Roberto Martinez, CR7 është gati më shumë se kurrë për të treguar veten në Europianin e fundit. Ronaldo, pasi zhgënjeu në paraqitjen e fundit, duket se u ka borxh diçka të bukur tifozëve.
Në krahun tjetër, francezët vuajnë mungesën e Rabio, me mesfushorin që s’do jetë në Volksparshtadion për shkak kartoni. Gjithsesi, trajneri Deshamp ka mjaft alternativa të mira, në repartin e mesit të fushës. Numri një i pankinës ka studiuar gjatë kundërshtarin, madje ka parë në video-analizë ndeshjet e deritanishme të Portugalia.
S’mund të lihet pa përmendur sfida e fundit direkte, në 2021 Portugali-Francë ka përfunduar në paqe 2-2. Ndeshja e të premtes fillon në orën 21.00 dhe do të gjykohet nga anglezi Oliver. Në stadium, pritet të jetë një numër i madh tifozësh, mbi 45 mijë zemra mbështetësish që do brohorasin deri në sekondën e fundit./BalkanWeb